Zgjedhjet Parlamentare/ Apasiev: “Levica” kundër “Kosovizmit” dhe “Bullgarizmit” të Maqedonisë!

1 Min. Leximi

“Platforma Maqedonase” është shpëtimi i vetëm nga rreziku për federalizimin e Maqedonisë – ka deklaruar kreu i “Levicës” Dimitar Apasiev.

Ai është zotuar ehe për reforma tatimore, ku sic thotë, të pasurit duhet të paguajnë shumë më tepër se punëtorët.

- Advertisement -

Më shumë deputetë të “Levicës” në Parlament, do të thotë të bllokohen të gjitha politikat e dëmshme të “kosovizimit” dhe “bullgarizimit” të Maqedonisë. Ne me dy deputetë arritëm të pengojnë shumë politika të dëmshme – përkatësinë etnike nëpër letërnjoftime, privatizimin e urgjencës, ulëm cmimet nëpër spitale gjatë kohës së krizës me COVID-19. Mund ta paramendoni se cfarë mund të bëjmë me 8 deri 12 deputetë. Gjithashtu do t`i ndalojmë kreditë e shpejta. Propozojmë reforma tatimore ku të pasurit duhet të paguajnë më tepër se punëtorët”, deklaroi Apasiev.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull