Ndeshjet e para të gjysmëfinales në UEFA Ligën e Evropës do të zhvillohen nesër, raporton Anadolu.
Në organizimin e dytë më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, klubi italian Roma do të luaj kundër atij gjerman Bayer Leverkusen, ndërsa klubi francez Olympique de Marseille kundër klubit tjetër italian të turneut, Atalanta.
Ndeshjet do të luhen në orën 21.00, ndërsa ndeshjet kthyese të gjysmëfinales do të luhen më 9 maj.
Finalja e sivjetme e Ligës së Evropës do të luhet më 22 maj në stadiumin “Dublin Arena” në Irlandë.
Aston Villa përballë Olympiakos në UEFA Ligën e Konferencës
Ndeshjet e para të gjysmëfinales në UEFA Ligën e Konferencës gjithashtu do të zhvillohen nesër.
Në organizimin e tretë më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, klubi anglez Aston Villa do të luaj kundër atij grek Olympiakos, ndërsa klubi italian Fiorentina kundër klubit belg Club Brugge.
Ndeshjet do të luhen në orën 21.00, ndërsa ndeshjet kthyese të gjysmëfinales do të luhen më 9 maj.
Finalja e sivjetme e Ligës së Konferencës do të luhet më 29 maj në stadiumin “Agia Sophia” në Athinë të Greqisë.