Fronti Europian i udhëhequr nga BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM dhe kryetari i sajë Ali Ahmeti kanë vazhduar tubimet, takimet me qytetarët.
Sonte kreu i intrgristëve ka takuar banorët e Zhelinës, Jegunovcit dhe Xhepçishtit.
Për takimin në Zhelinë dhe Jegunovc, Ahmeti ka dalē me njoftim të përbashkët në “Facebook”, ku ka thënë se banorët e Zhelinës dhe Jegunovcës në zgjedhjet presidenciale me votën e tyre folën qartë se duan të ardhme europiane, parashikueshmëri dhe stabilitet.
“Në kuadër të kauzës sonë europiane dhe peshën e madhe që ka vota për Frontin Europian më 8 Maj. Legjitimiteti që populli do t’u jep zotimeve euro-amerikane të Frontit është garancë e përforcimit të themeleve të barazisë dhe vazhdimit të hapit drejt horizontit të Europës, si shtegu i vetëm perspektivës më të madhe zhvillimore”, ka shkruar Ahmeti.
Gjithashtu përmes “Facebook”, Ahmeti ka njoftuar edhe pêr takimin në Xhepçishtë.
Ka shkruar se rreth kauzës europiane qëndrojnë të palëkundur edhe banorët e Xhepçishtit, të gatshëm për fitoren e madhe të Frontit Europian më 8 Maj.
“Në çdo vatër familjare diskutohet e ardhmja europiane, shprehet haptas vullneti për vazhdimin e rrugës së integrimit, kundërshtimi ndaj Rusisë dhe agjenturave të saj në vendin tonë. Më 8 Maj do t’i themi akoma më fuqishëm PO Europës, populli do t’i jep legjitimitetin e qeverisjes Frontit Europian”, ka shkruar Ahmeti.