Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, nga tubimi në Gostivar, tha se me ta në qeveri problemet e qytetarëve do të kenë zgjidhje dhe premtoi se do të funksionojë drejtësia
“Ju premtojmë se shteti i së drejtës do të funksionojë, do të bëjmë reformë në drejtësi, me vetting do të nxjerrim nga burgu të gjithë shqiptarët të dënuar padrejtësisht. Problemet e juaja do të gjejnë përgjigje e zgjidhje. Do të kemi një qeveri që dëgjon qytetarin, një qeveri që shërben qytetarin, një qeveri që angazhohet për qytetarin”, tha Izet Mexhiti.