LSDM-ja zhvilloi tubimin qendror përmbyllës në Shkup. Dimitar Kovaçevski para qytetarëve dhe simpatizantëve tha se për 7 vite pushtet, LSDM-ja dëshmoi se si duhet dhe si mbrohet shteti. Ai tha LSDM-ja ka gabuar me disa partnerë të koalicionit pasi sipas tij, çështjet etnike i kanë kthyer në biznes.
“Një pjesë e tyre e kaluan vijën e kuqe dhe çështjet etnike i bënë biznes. Një pjesë e partive shqiptare dhe disa maqedonase, nga çështjet etnike bën profesion, biznes dhe karriera personale. Kjo duhet të ndryshohet shpejt dhe menjëherë pas 8 majit”, tha Dimitar Kovaçevski, LSDM.