Pas inaugurimit të djeshëm të punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri nga ana Kryetarit të Komunës së Tetovës,Bilall Kasamit, nëpërmjet një kumtese ka reaguar ashpërpartia E Majta (LEVICA), duke akuzuar rëndë kryetarin e Komunes për secesionizëm radikal dhe emërtim të stadiumit ekskluzivisht në gjuhën shqipe.
“Neoballisti Kasami, por edhe kryetari më i keq që ka pasur deri më tani Tetova, rrënoi stadiumin e qytetit në Tetovë, për të mbledhur vota për Besën, partinë e tij mëmë dhe zhvillimin e fashizmit mbi popullatën joshqiptare të qytetit.
Kujtojmë se klubet maqedonase nuk lejohen të stërviten apo të luajnë ndeshje në stadium.
Secesionizmi radikal, të cilin ai e propagandoi dje përmes himneve kombëtare të vendeve fqinje dhe emërtimit të stadiumit ekskluzivisht në gjuhën shqipe.
Ekstremizmi dhe nacionalizmi madhështor i Kasamit nuk ka sjellë bashkëjetesë për qytetarët e Tetovës, por ka zgjuar fantazma të vjetra nga e kaluara jo e largët.
Shpresojmë që pas 8 majit qeveria të guxojë më në fund të nisë procedimin penal dhe ligjor ndaj sherifit të qytetit me mendje fashiste.
Ai ka shkelur dhe shkel të gjitha dekretet kushtetuese dhe shtetërore dhe sillet sikur Tetova të jetë kopshti i tij privat”, thuhet në reagimin e Levicës”, thuhet në reagimin e partisë së Apasievit.