Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Makedonija Gjorçe Petrov e vlefshme për kampionatin e futbollit në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut do të referohet nga referi shqiptar Benjamin Qerimi,shkruan 3-shi.net.
Referi 29 vjeçar nga Shkupi do të debutojë në Çair, ndeshje kjo e vlefshme për nikoqirët të cilët pretendojnë titullin.
Ëndërr e Benjaminit është që pas debutimit në ligën e parë të Maqedonisë, të përfaqësojë vendin tonë edhe në arenën ndërkombëtare.