Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Osmani dhe Taravari futen me rezultat të barabartë në javën e dytë të fushatës, Siljanovska me përparësi para Pendarovskit

Përditësimi i fundit: 2024/04/11 at 4:45 PM
Publikuar April 11, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 11 prill – Sot jemi futur në javën e dytë të fushatës për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në kampin politik maqedonas, siç pritej, përballja kryesore zhvillohet mes presidentit aktual stevo Pendarovski, i përkrahur nga koalicioni që udhëhiqet prej LSDM-së, dhe kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska. Ashtu siç filloi edne në vazhdim të fushatës anketat tregojnë përparësi të thellë të theksuar të Siljanovskës edhe pse as fushata e Pendarovskit nuk është për t’u nënçmuar.

Poashtu, njësoj siç pritej, pas Siljanovskës dhe Pendarovskit, gati me rejting të barabartë radhiten Maksim Dimitrievski nga partia ZNAM dhe Biljana Vankovska nga partia “Levica”. Kryetari i Karposhit dhe partisë Grom, Stevçe Jakimovski, është i fundit në radhitje. Nga ana tjetër, fara mes dy kandidatëve shqiptatrë, Arben Taravari nga koalicioni VLEN dhe Bujar Osmani nga Fronti Evropian, duket seedhe në javën e dytë të fushatës do të vazhdon të jetë e barabartë, shkruan Zhurnal. Dueli i parë televiziv mes tyre në TV 21 la përshtypje pozitive në opinion, për nivelin e treguar dhe për shtjellimin e argumentuar të programit zgjedhor.

- Reklamim -

Taravari premton integrim në BE dhe “dezintegrim” nga Ballkani i Hapur

Tani jemi në javën e dytë të fushatës dhe është vështirë të supozojmë nëse ndonjëri prej dy kandidatëve shqiptarë gjatë kësaj jave do të arrijë të krijon ndonjë përparësi të dukshme, që në javën e tretë të futet më komot dhe i sigurt se do të arrijë fitore në raundin e parë më 24 prill. Nga ajo që shohim në fillim të javës, integrimi në BE duket se do të mbizotërojë fushatën mes taravarit dhe Osmanit në javën e dytë të saj.

Kandidati për President, Arben Taravari, ka nxjerrë në pah dy pikat kyçe të programit të tij që synojnë integrimin e Maqedonisë së Veriut në rajon dhe në Bashkimin Evropian. Sipas Taravarit, dalja e menjëhershme e vendit nga nisma Ballkani i Hapur dhe harmonizimi i plotë të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian, veçanërisht në lidhje me sanksionet kundër Rusisë janë pika kryesore të integrimin në rajon dhe Evropë.

Ky vizion, siç thekson Taravari, synon të sigurojë një integrim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm të vendit në rajon dhe në nivel evropian. Mirëpo përveç integrimit në Evropë, Taravari premton se si president do të angazhohet edhe për “dezintegrim” të Maqedonisë së Veriut nga iniciativa e Ballkanit të Hapur, shkruan Zhurnal.
“Bazuar në nenin 121 të Kushtetutës do ti propozoj Kuvendit daljen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma Ballkani i Hapur. Do të angazhohem për harmonizimin e plotë të politikës sonë të jashtme me atë të BE-së, veçanërisht në lidhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, marrë nga programi i plotë i kandidatit për President Arben Taravari ëëë.arbentaravari.mk” – thuhet në njoftimin e kabinetit të Taravarit.

Eurointegrimi është temë e pashmangshme edhe në programin zgjedhor të kandidatit të BDI-së, Bujar Osmani., ku përmendet edhe arritja e konsensusit për në BE Hapja e kapitujve nënkupton edhe fokusim të aparatit administrativo-shtetëror ndaj reformave themelore dhe përshtatjen e plotë të shtetit dhe shoqërisë me rregullat, standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian. ”Ky është një proces në të cilin përfshihen të gjithë aktorët e shoqërisë, institucionet e pavarura, sektori civil, ai akademik, biznesi, të rinjtë etj. Në shumë vendet tona mike, të cilat tashmë janë anëtare të Unionit, ky proces konsiderohet si një nga periudhat më të bukura, kur vendi përjeton progresin më të madh, duke shënuar konvergjencë në të gjitha fushat drejtë standardeve dhe vlerave të Bashkimit Europian. Kjo është një periudhë e reformave thelbësore, e progresit të rëndësishëm infrastrukturor, progresit të rëndësishëm ekonomikç periudhë e vendosjes së sistemit shëndetësor efikas dhe funksionalç e progresit të fuqishëm në arsimç progresit të jashtëzakonshëm ekonomik në të gjitha parametrat, nga rritja e produktit bruto, tek rritja e të ardhurave, pagave, bizneseve etj. Suksesi për të nxjerrë maksimumin nga ky proces varet nga aftësia e krijimit të një konsensusi mbipartiak dhe shtetëror për çështjen e integrimit evropian”, thuhet në programin zgjedhor të Osmanit, në pjesën kushtuar eurointegrimit.

Sipas tij, rolin kyç në këtë proces do ta ketë Presidenti, dhe varësisht nga shkathtësia e tij për të krijuar një bazament të favorshëm për ndërtim të konsensusit, do të varet edhe suksesi i këtij procesi.
“Andaj, si President do të angazhohem për nënshkrimin e një traktati mes të gjitha forcave proeuropiane në vend dhe formimin e një trupi bashkërendues mbipartiak, si garantues i konsensuesit për Europë.
Nuk guxojmë ta humbasim këtë dritare mundësish, dhe jo pas pak vitesh, por menjëherë pas zgjedhjeve, duhet t’i qasemi miratimit të ndryshimeve kushtetuese me qëllim që t’i hapim klasterët dhe kapitujt e negociatave. Me këtë do ta shfrytëzojmë shansin e fundit për të mos e lëshuar këtë momentum historik”, theksohet aty.
Osmani është i bindur se ka përgatirur një program, në bazë të cilit nëse zgjedhet president, Maqedonia e Veriut do të bëhet vend anëtar i BE-së deri vë vitin 2030, shkruan Zhurnal.

“Procesi i hapjes së kapitujve duhet të fillojë këtë vit, dhe duke pasur parasysh progresin e deritanishëm në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asociimit, procesi i mbylljes së kapitujve nuk duhet të zgjasë më shumë se pesë vjet. Republika e Maqedonisë së Veriut ka më shumë se 40% harmonizim të legjislacionit të saj të brendshëm me acquis të BE-së, ka 100% harmonizim me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, ka lidhje të fortë institucionale që nga menaxhimi i përbashkët i kufijve, në kuadër të Frontexit, përmes regjimit të vendosur pa viza, e deri në integrimin e sistemeve financiare dhe të lidhshmërisë me mekanizmat dhe rrjetet e shumta funksionale evropiane. Prandaj, si President do të të krijoj mbështetje të veçantë politike për Ekipin e ardhshëm Negociator, me qëllim të zhvillimit të shpejtë të negociatave dhe implementimit të reformave thelbësore për anëtarësimin e vendit deri në vitin 2030. Do të angazhohem që Presidenca të përfshihet drejtpërdrejtë në ekipet negociatore përmes delegimit të ekspertëve të fushave përkatëse”, premton Osmani.

Përveç asaj çka premtohet, me rëndësi mjaft të madhe është se sa dinë dhe si dinë kandidatët t’i prezantojnë premtimet dhe përcaktimet e tyre programore. Nga ajo që pamë si fushatë në raundin e parë, mund të konstatojmë se as Osmanit e as Taravarit nuk u mungojnë aftësitë për t’i sjellë sa më afër elektoratit programet e tyre zgjedhore, prandaj duket se nuancat do ta vendosin se cili prej tyre do të del fitues tek votuesit shqiptarë./Zhurnal

TOP Lajmet

VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
ETIKETUAR: #ArbenTaravari, #BujarOsmani
3shi.net 11 Prill, 2024 April 11, 2024
Artikulli i mëparshëm Taravari reagon pas raportit të “Freedom House”: Të largojmë korrupsionin nga pushteti, t’ia hapim derën gjeneratës së re
Artikulli tjetër Taravari: Do të propozojë largimin e Maqedonisë së Veriut nga “Ballkani i Hapur”

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Politikë

    BDI po luan “xhokerin” e fundit – Edi Ramën!

    3shi.net December 10, 2024
    VLEN: Mbi 70 vendime pune në arsim, administratë dhe Njësinë e Zjarrfikësve në Gostivar
    Autostrada Ohër-Kërçovë gati deri në fund të 2026
    Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë
    MASH: Prej nesër do të bëhet pagesa për mbështetje financiare për nxënësit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Kasami takim me mërgatën shqiptare në Austri: VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj

    May 17, 2025
    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?