Finalja e Superkupës mes Fenerbahçes dhe Galatasarait zgjati mezi një minutë dhe në fund fitoi Galatasaray. Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, lojtarët e Fenerbahçes kanë vendosur të bojkotojnë këtë ndeshje të trofeut të futbollit turk.
Sapo filloi ndeshja, futbollistët e Fenerbahçes lejuan një gol dhe pasi topi u vendos në qendër për të vazhduar ndeshjen, ndodhi ndërprerja. Lojtarët e Fenerbahçes u larguan nga fusha dhe finalja u mbyll këtu.
Zyrtarisht, Galatasaray është fitues i Superkupës Jubilare të 50-të të Turqisë dhe ky është trofeu i 17-të për këtë gjigant të Stambollit.