Japonia do të organizojë garën e katërt të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1, raporton Anadolu.
Gara me 53 xhiro do të zhvillohet në pistën ndërkombëtare të garave Suzuka me një gjatësi prej 5.8 kilometra që ndodhet në Suzuka. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 08:00 ndërsa gara më 24 mars të dielën në orën 07:00.
Dy garat e para të sezonit i fitoi piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen. Ndërsa Çmimin e Madh të Australisë që është etapa e tretë e sezonit e fitoi piloti spanjoll nga ekipi i Ferrarit, Carlos Sainz.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve në Grand Prix-in e Japonisë janë si më poshtë:
– Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 51 pikë
2. Charles Leclerc (Monaco): 47
3. Sergio Perez (Meksikë): 46
4. Carlos Sainz (Spanjë): 40
5. Oscar Piastri (Australi): 28
– Ekipet
1. Red Bull: 97
2. Ferrari: 93
3. McLaren: 55
4. Aston Martin: 27
5. Mercedes: 26