Mysafirët po i prisnin nikoqirët.
Ish-komandantë e familjarë të dëshmorëve të Kosharës, zunë vend në kuvend të mërkurën kur po shënohej 25 vjetori i kësaj beteje.
E para fjalën e mori presidentja Vjosa Osmani, që tha se Kosharja qe e pashmangshme pasi paqja dështoi.
Si operacionin më të madh të Ushtrisë Çlirimtare, betejën e cilësoi kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Luftëtarëve të UÇK-së ia atribuoi thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar edhe shefi i qeverisë, Albin Kurti.
Bashkëpartiaku i tij Enver Haliti që si 22 vjeçar ishte pjesë e batalionit Katana, në emër të Vetëvendosjes tha se qëllimi i tyre ishte furnizimi i radhëve të UÇK-së me armatim.
Pastërtinë e luftës e përmendi edhe Hisen Berisha i PDK-së, kur e uroi përvjetorin jubilar edhe në emër të krerëve të ushtrisë që po gjykohen në Hagë.
Për një ish-luftëtar nga LDK-ja për tad he 114 dëshmorët e betejës s’kishte kthim prapa.
E për mjeken e luftës nga AAK-ja, “Brigade 138 Agim Ramadani” që shembull i unitetit.
Seanca solemne është nisje e përvjetorit të 25-të të një nga betejat më të lavdishme të luftës së fundit.