Sonte në orën 21, në sallën e sportit “Rinia” në Gostivar, është paralajmëruar të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit midis kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Me hedhjen e nënshkrimeve ASH-ja e Selës edhe zyrtarisht bëhet pjesë e Frontit Europian, një nismë kjo e kreut të integristëve, për të bërë bashkë në një koalicion të madh disa parti, nën moton “Jo Rusisë, Po Europës”. Vendimin për t’iu bashkuar këtij Fronti, ASH-ja e drejtuar nga Sela e mori të enjten, pas mbajtjes së Kuvendit Qendror të partisë, e cila u nda në dysh, pasi kryetari i saj Arben Taravari vendosi të koalicionojë me opozitën shqiptare VLEN. Për Front Europian, Ahmeti tashmë ka firmosur marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi, me atë të PDSH-së Menduh Thaçi dhe me kreun e PDE-së Arjanit Hoxha. Po ashtu marrëveshje janë firmosur edhe me parti të komuniteteve më të vogla, si me Unionin e Romëve, me Partinë Demokratike Turke dhe me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Pritet që një koalicion i këtillë të lidhet edhe me njërën prej partive boshnjake.
ASH bëhet pjesë e Frontit Europian. Ahmeti dhe Sela sonte nënshkruajnë marrëveshjen
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -