Paga minimale e cila deri më tani ka qenë 18.000 denarë prej tani do të jetë 22.567 denarë (367 euro) në vlerë neto, gjegjësisht 33.352 denarë në vlerë bruto, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pas seancës së Këshillit Ekonomik Social, njofton Portalb.mk.
Me harmonizimin e ri, paga minimale në vitin 2024 është rritur për 3.613 denarë në vlerë bruto, gjegjësisht 2.392 denarë në vlerë neto.
Rritja e pagës minimale është bërë në pajtueshmëri me metodologjinë e re për harmonizim e miratuar në vitin 2022 pas bisedimeve mes Qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve. Në pajtueshmëri me metodologjinë e re, paga minimale harmonizohet me 50% të shpenzimeve për jetesë dhe 50% me rritjen e pagës mesatare.
Megjithatë, sindikatat sot reaguan se rritja e pagës minimale nuk është e mjaftueshme dhe kërkuan nga qeveria e ardhshme në 100 ditët e para të bëjë edhe një korrigjim, me çka paga minimale do të arrinte në 450 euro.
Nga LSM presin që rritja e re e pagës minimale të hyjë në “Gazetë Zyrtare” më së voni të hënën.