Bujqit të cilët nuk kanë aplikuar për subvencione shtesë për vitin 2023 do të kenë mundësi këtë vit ta bëjnë këtë, informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.
Theksoi se me modelin e ri për subvencionimin bazë për pastrimin e hapësirave të gjithë bujqit marrin subvencionim shtesë, ndërsa subvencionim shtesë marrin bujqit që prodhojnë kulturë nga lista e kulturave të rëndësishme, të cilën të njëjtën e kanë dorëzuar në kapacitetet përpunuese të blerësve, e kanë përdorë atë për nevojat e veta ose të njëjtën e kanë dorëzuar në treg.
“Analizat fillestare me përfundimin e aplikimit për subvencione shtesë, në përfundim me 30 dhjetorin e vitit 2023, tregojnë se 8061 bujq nuk kanë aplikuar për subvencione shtesë. Prandaj, pas kësaj analize fillestare, të gjithë bujqit do të kenë edhe një mundësi tjetër për të marrë kërkesë shtesë për subvencionim shtesë, nëse kanë realizuar prodhim në kopshtari, vreshtari dhe pemëtari dhe e njëjta është raportuar si prodhim“, tha Nikollovski.
Bujqit nuk parashtrojnë vetëm kërkesë për subvencionim, thotë Nikollovski, por për realizimin e të gjithë shumës së subvencioneve paraqesin sa është prodhimi i tyre. Qëllimi i modelit të ri të subvencionimit, theksoi Nikollovski, është të dihet se çfarë prodhojmë dhe sa është prodhimi ynë.
“Lakra e Maqedonisë tash e disa vite është ndër perimet më të eksportuara, në vitin 2023 vlera e eksportit arriti në 30 milionë euro, që është një rritje prej 21 për qind në krahasim me vitin 2022. Specat janë produkti i dytë më i eksportuar i shitur në tregjet e huaja me vlerë prej 20.7 milionë euro, pasuar nga domatet, kërpudhat, trangujt, qepa dhe patatet”, theksoi Nikollovski.
Shtoi se nevojitet një fushatë për informimin e bujqve dhe për këtë do të bëhet ndryshim në program, sepse siç tha, bëhet fjalë për një model i ri.