Ministri Osmani, iftarin e parë me Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryeministrin Talat Xhaferi

1 Min. Leximi

Shkup, 11 mars – Kandidati për president të shtetit, kryediplomati Bujar Osmani në shtëpinë e tij, sonte për iftar ka gostitur Kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin dhe Kryeministrin Talat Xhaferi.

Ahmeti dhe Xhaferi, bashkë me bashkëshortet kanë pritur iftarin e parë të muajit Ramazan në atmosferë të ngrohtë te familja Osmani.

- Advertisement -

“Kisha kënaqësinë që këtë muaj të shenjtë ta filloj me Iftar të përbashkët në shtëpinë time me Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryeministrin Talat Xhaferi dhe bashkëshortet. Luani i vogël ishte në qendër të vëmendjes!”, ka shkruar ministri Osmani.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull