Kur hipni në aeroplan, ekuipazhi ju kërkon ose të fikni pajisjet tuaja ose t’i kaloni në “Airplane Mode”. Por pse ndodh kjo?
Kjo është e nevojshme, sipas ekspertëve, jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe për të mbrojtur të gjithë aeroplanët e tjerë që mund të jenë në rrugën e aeroplanit në të cilin ndodheni, shkruan “DailyMail”.
Telefonat lidhen me rrjetin duke dërguar sinjale në formën e valëve elektromagnetike. Këto janë, në fakt, valë që mbulojnë një pjesë të caktuar të spektrit elektromagnetik.
Një problem mund të lindë nëse këto valë përzihen me disa sinjale të tjera në ajër dhe më pas mund të ketë pasoja negative për aeroplanët që ndodhen në afërsi.
Sa më lartë që është aeroplani, telefonat thithin më shumë rrjet në mënyrë që ta kenë sinjalin më të fortë.
Dhe në rast se takohen aeroplanët në ajër, mund të ketë “shpërthime sinjalesh” në kullën e kontrollit dhe njerëzit që kontrollojnë fluturimet nuk do të kishin idenë se në cilin sinjal të fokusohen.
Nëse fluturoni pa aktivizuar “Airplane Mode”, ju dërgoni valë të mëdha radioje që ndërhyjnë në sinjalet përreth dhe është potencialisht kërcënim i madh sigurie.