30 ditë paraburgim për 31-vjeçarin që dyshohet se rrahu dhe mbylli me forcë partneren në Ohër

1 Min. Leximi

Gjykata në Ohër i ka caktuar 30 ditë paraburgim 31-vjeçarit Kristijan Koraboski, i cili dje u akuzua për tri vepra penale, pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij 26-vjeçare, Sara Gj., në Ohër.

Fillimisht, të dyshuarit i ishte caktuar masa e kujdesit, por më vonë Prokuroria, pasi mblodhi të gjitha provat, kërkoi që ndaj tij të caktohej masa e paraburgimit.
Ai ndiqet penalisht për tri vepra: lëndim trupor, privim të kundërligjshëm nga liria dhe rrezikim të sigurisë.

„Gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i dyshuari e ka mbyllur në mënyrë të kundërligjshme, e ka sulmuar fizikisht, e ka lënduar trupërisht dhe ia ka rrezikuar sigurinë një personi të dëmtuar.
Gjatë ditës, me qëllim të zbardhjes së ngjarjes, prokurori publik ndërmori disa veprime. E dëmtuara u mor në pyetje në praninë e shërbimeve sociale, ndërsa u urdhërua dhe u krye ekspertizë për llojin dhe karakterin e lëndimeve të saj“, njoftuan dje nga Prokuroria.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull