Lulzim Hamidi: Është e dhimbshme dhe e padrejtë që Alush Hamidi ende nuk është nderuar me çmim shtetëror!

1 Min. Leximi

Lulzim Hamidi, djali i të ndjerit Alush Hamidi, ka reaguar publikisht për faktin se babai i tij, i cili ia kushtoi jetën arsimit, kulturës, sportit dhe organizimit kombëtar shqiptar, ende nuk është nderuar me një çmim shtetëror nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Është e dhimbshme dhe e padrejtë që një njeri si Alush Hamidi, i cili ia kushtoi jetën arsimit, kulturës, sportit dhe organizimit kombëtar, të mos jetë nderuar me një çmim shtetëror”, shkruan Lulzim Hamidi.

Ai thekson se Alush Hamidi la pas një trashëgimi të rëndësishme, duke themeluar klube sportive, shoqëri kulturore-artistike, nxitur festivale dhe krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve në të gjitha trevat.

Lulzim Hamidi kritikon edhe përfaqësuesit politikë që kanë qenë dhe janë pjesë e Këshillit të Qytetit të Shkupit, duke vënë në pikëpyetje mungesën e vlerësimit institucional për veprën e babait të tij.

“Nderimi për Alush Hamidin nuk është favor. Është borxh!”, përfundon reagimin e tij.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull