Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë të ditur se gjatë vikendit është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Në një postim në rrjetet sociale, Bajqinovci e ka cilësuar Gashin si mik të vjetër, duke shprehur kënaqësinë për vizitën e tij.
“Kënaqësi kur në vikend të viziton miku i vjetër, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi”, ka shkruar Bajqinovci.
Vizita është bërë e ditur përmes një postimi të Bajqinovcit në rrjetet sociale, ku ai ka ndarë edhe vlerësimin e tij për raportin miqësor me kryeparlamentarin Gashi.

