Hoxha Bedri Lika ka reaguar ndaj mënyrës së qeverisjes së kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski, duke e akuzuar atë se shqiptarët po i lë jashtë të drejtave që u takojnë si qytetarë dhe tatimpagues të komunës.
Në një status publik, Lika u është drejtuar shqiptarëve të Butelit, duke theksuar se veprimet e Kostovskit nuk duhet të paraqesin befasi, pasi, sipas tij, kryetari po zbaton atë për të cilën ishte zotuar.
“Mos u habitni nga veprimet e Darkos, i cili po e trajton Butelin sikur të ishte pronë private e vetëm një komuniteti, duke i lënë shqiptarët jashtë të drejtave që u takojnë si qytetarë dhe tatimpagues të kësaj lagjeje”, ka shkruar Lika.
Ai e ka mbyllur reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke thënë: “Ai thjesht po zbaton atë për të cilën është zotuar!”

