Gjendja me ndërrimin e pasaportave më përkujton në vitin 2010-të dhe është shumë e ngjajshme me nxjerrjen e pasaportave biometrike që do të thotë se që nga atëherë nuk e kemi nxjerrë leksion për organizim më të mirë të proceseve të ndërrimit të dokumenteve. Nuk i iki përgjegjësisë, por kjo çdoherë duhet të jetë e bazuar në fakte. Ky proces duhet të përfundojë sepse bazohet në një marrëveshje të nënshkruar ndërkombëtarisht, deklaroi sot në Shkup kryetari i LSDM-së dhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Unë asnjëherë nuk kam ikur nga asnjëlloj përgjegjësie. Megjithatë gjithmonë ajo duhet të jetë e bazuar në fakte. Kur flisni për vitit 2020, 2021, 2019 atëherë duhet të shihet kush çfarë funksioni ka punuar në shtet. Ajo që mund të them se së pari unë shprehi keqardhje për atë që qytetarët tanë duhet të kalojnë në pjesën e sigurimit të dokumenteve personale dhe të dokumenteve të tjera, para se gjithash, letënjoftimet, patent shoferët. Në pjesën e pasaportave kjo më kujton vitin 2010 me pasaportat biometrike ishte e njejtë, që do të thotë se që nga atëherë nuk e kemi nxjerrë leksion për organizim më të mirë të proceseve të nërrimit të dokumenteve. Ky proces duhet të përfundojë sepse bazohet në një marrëveshje të nënshkruar ndërkombëtarisht që është verifikuar nga vendet, që në fakt është një marrëveshje ndërkombëtare që i mundësoi vendit tonë të bëhet anëtar i NATO-s dhe t’i fillojë negociatat me BE-në pas 17 vitesh pritje”, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve se a do të marrë përgjegjësi politike për kaosin me ndërrimin e dokumenteve personale.
Në deklaratën e dhënë pas pjesëmarrjes në panel diskutimin me studentët në temën “Në një karrigen studentore: Perspektiva për politika, progres dhe ndryshim” të organizuar nga RSDM, ai theksoi se nuk sheh parti politike në vend për momentin që është kundër marrëveshjes.
“Kishte parti politike të cilat u tregonin qytetarëve se sapo të vijnë ata në pozicion do ta anulojnë Marrëveshjen e Prespës, do ta kthejnë emrin e vjetër etj. E shihni që kjo nuk ndodhi, do të thotë ishte vetëm një retorikë, gënjeshtër, e cila i ndihmon të vijnë deri te pikat e caktuara politike te qytetarët. Megjithatë në fund të ditës, çdoherë vjen fundi i gënjeshtrës. Kështu që, edhe VMRO-DPMNE-ja duhej të qëndronte para Maqedonisë së Veriut dhe të thotë, po kjo është marrëveshja. Prandaj të gjithë tani duhet të fokusohen në ndërrimin e dokumenteve sa më shpejt që të jetë e mundur, duke krijuar kushtet që kjo të bëhet dhe qytetarët të mund të marrin dokumentet”, thotë kryetari i LSDM-së.
Ai theksoi se deri më tani janë ndërruar 1.2 milionë pasaporta dhe referoi në intervistën e MIA-së në të cilën sqaron të gjithë procesin, mes tjerash edhe zbatimin e procedurave me partnerët ndërkombëtarë për prokurimin dhe dorëzimin e formularëve, si dhe miratimi i Ligjit për gjuhët, me të cilin qytetarët mund të zgjedhin të kenë dokumente jo vetëm në gjuhën maqedonase dhe shqipe, por edhe në gjuhen serbe, boshnjake, turke etj. e cila ndikoi në ndërlikimin e procedurës. Por, mbetet fakti, tha, se qytetarët meritojnë shërbim të cilën do ta marrin me kohë, ndërsa nuk do të ekspozohen ndaj pritjeve të gjata.
Lidhur me ndryshimin e ligjit me të cilin mundësohet shfrytëzimi deri në fund të vitit në vend për lejet e qarkullimi me emrin e vjetër, Kovaçevski tha se kjo është bërë brenda periudhës sa kanë qenë të vlefshme.