Qyra prezanton bilancin e vitit të parë: 2 milionë euro më pak borxhe dhe investime në Strugë

1 Min. Leximi
Screenshot

1,3 milionë denarë detyrime të trashëguara të shkollave. Janë paralajmëruar gjithashtu investime në terrene sportive dhe projekte për ndërtimin e çerdheve të reja.

Sa i përket pastërtisë dhe mjedisit, janë larguar rreth 90 automjete të braktisura, janë vendosur mbi 60 shporta mbeturinash dhe janë ndërmarrë aksione për pastrimin e deponive ilegale.

Qyra prezantoi edhe projektet për parkingje nëntokësore, Kolektorin Lindor, si dhe avancimin e shërbimeve komunale përmes aplikacioneve digjitale dhe arkivës elektronike.

Në bilancin njëvjeçar përfshihen edhe aplikimet në 15 thirrje për fonde evropiane, promovimi i Strugës në panaire ndërkombëtare dhe ndarja e 889.500 denarëve nga paga dhe mëditjet e kryetarit për ndihma sociale dhe aktivitete rinore.

“Një vit më parë fituam besimin tuaj. Sot kemi përgjegjësinë ta justifikojmë atë. Nesër kemi detyrimin të bëjmë edhe më shumë”, deklaroi Qyra.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull