Një zjarr i madh shpërtheu këtë pasdite pranë Bit Pazarit në Shkup, ku flakët përfshiu një ndërtesë që përdorej si shtëpi dhe depo.
Sipas informacioneve nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit po i përgjigjen vendit të ngjarjes me gjashtë automjete zjarrfikëse.
Zjarrfikësit janë angazhuar në shuarjen e zjarrit, dhe për shkak të ndërhyrjes intensive, aktualisht nuk ka informacione të detajuara për shkallën e zjarrit dhe dëmet materiale të shkaktuara.

