ASH: Provimi i jurisprudencës të mbahet 100% në shqip, jo zgjidhje gjysmake!

1 Min. Leximi

Aleanca për Shqiptarët kërkon që provimi i jurisprudencës të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe, si në pjesën teorike, ashtu edhe në atë praktike.
Nga ASH kritikojnë kryeministrin Mickoski për propozimin që pjesa praktike të vazhdojë vetëm në maqedonisht, ndërsa akuzojnë VLEN-in për mosrealizimin e premtimit ndaj studentëve shqiptarë.

Partia kërkon ndryshime urgjente ligjore, afate konkrete dhe përgjegjësi nga Ministria e Drejtësisë dhe VLEN-i. Kërkesë të njëjtë parashtrojnë edhe për provimet e noterisë dhe përmbaruesve.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull