Kreu i ASH-së, Arben Taravari në emisionin Click Plus të TV21, akuzoi disa ish bashkëpartiakë të tij se pas hyrjes në qeveri më shumë janë identifikuar si BDI se sa si ASH, shkruan 3-shi.net.
“Ne gabuam shumë që u futëm në qeveri në vitin 2023, ky ishte një ndër vendimet më të gabuara të ASH-së. Madje disa funksionarë tanë u afruan aq shumë me BDI-në sa më shumë ndjeheshin kuadro të BDI-së se sa të ASH-së”, tha Taravari.