Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj deklaratave të partisë ZNAM lidhur me provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Azizi kujtoi se ZNAM kishte deklaruar edhe më parë se ministri Filkov nuk mund të shkarkohej, por, siç thekson ai, zhvillimet përfunduan ndryshe.
“Për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i”, shkruan Azizi, duke shtuar se provimi i Jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, pavarësisht kundërshtimeve të ZNAM-it.

