Bekim Sali në inaugurimin e ndriçimit të Urës së Gurit: Një projekt që i jep Shkupit pamje të re!

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ndriçimit të ri të Urës së Gurit në Shkup, një prej monumenteve më të rëndësishme historike dhe kulturore të kryeqytetit.

Sali bëri të ditur se projekti është realizuar nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën Esenler të Stambollit, duke e vlerësuar si dëshmi të rezultateve konkrete që sjell bashkëpunimi ndërinstitucional.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për drejtorin ekzekutiv të Halkbank AD Shkup, dr. Fatih Şahbaz, përmes së cilës janë siguruar mjetet financiare për realizimin e projektit.

Sipas Salit, Ura e Gurit nuk është vetëm një lidhje mes dy brigjeve të Vardarit, por edhe një simbol që bashkon historinë, kulturën dhe njerëzit e Shkupit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull