Astrit Iljazi ka njoftuar se nga sot përfundon angazhimin e tij si këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit, pas një viti në këtë detyrë. Ai ka bërë të ditur se përgjegjësinë e tij do ta marrë miku i tij, Mevlan Morina.
Në një mesazh publik, Iljazi ka falënderuar qytetarët për besimin dhe mbështetjen, si dhe kolegët për bashkëpunimin gjatë periudhës së angazhimit të tij.
“Pas një viti angazhimi, përgjegjësie dhe përkushtimi në shërbim të qytetarëve, dua të ndaj me ju një vendim të rëndësishëm.
Nga sot, përfundoj angazhimin tim si këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
Ishte një periudhë e veçantë, e mbushur me sfida, përvoja dhe shumë angazhime, gjatë së cilës jam munduar që zëri dhe interesat e qytetarëve të përfaqësohen me dinjitet dhe përgjegjësi.
Detyrën time do ta vazhdojë miku im, Mevlan Morina, për të cilin kam besim të plotë se këtë përgjegjësi do ta ushtrojë me dinjitet, përkushtim dhe ndershmëri, duke na përfaqësuar denjësisht.
Falënderoj të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen, si dhe kolegët për bashkëpunimin gjatë këtij rrugëtimi.

