Faruk Nevzati: Shqiptarët në Kumanovë bindshëm të parët me bilanc pozitiv demografik, 2.851 banorë më shumë!

1 Min. Leximi

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar të dhëna statistikore për zhvillimet demografike në Komunën e Kumanovës, sipas të cilave shqiptarët kanë bilancin më pozitiv ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve gjatë periudhës 2010–2024.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave, Nevzati thekson se gjatë këtyre 15 viteve në Kumanovë kanë lindur 5.498 fëmijë shqiptarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 2.851 persona të përkatësisë etnike shqiptare. Kjo paraqet një bilanc pozitiv prej 2.647 banorësh.

Bilanc pozitiv demografik është regjistruar edhe te komuniteti rom, me 949 banorë.

Në anën tjetër, të dhënat tregojnë një bilanc negativ te maqedonasit prej 2.538 banorësh, ndërsa te komuniteti serb bilanci negativ arrin në 822 persona.

Sipas Nevzatit, këto shifra dëshmojnë për dallime të theksuara demografike ndërmjet komuniteteve etnike në Kumanovë, ku shqiptarët vazhdojnë të kenë raport dukshëm më të favorshëm të lindjeve në krahasim me vdekjet.

Analisti gjithashtu rikthen në vëmendje politikat e dikurshme të planifikimit familjar, duke vlerësuar se zhvillimet aktuale demografike po dëshmojnë rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrit demografik.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull