Prokuroria e Gjilanit ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 27 vjeçari Adonis Demiri dhe foshnja e tij tre muajshe.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se ka qënë 65 vjeçari Brahim Demiri që pas një koflikti fizik me djaline tij Adonisin, e ka goditur me grushte në kokë dhe trup, më pas me një mjet të fortë dhe dyshohet se e ka mbytur me litar.
Ndërsa foshnja tre muajshe është gjetur e pajetë në shtratin e babait të saj me shenja dhune dhe njolla gjaku.
Organi i akuzës dyshon se babai i saj mund të ketë qenë përgjegjës për vdekjen e foshnjes, përpara se ai të konfliktohej me 65 vjeçarin e arrestuar.
Rezultatet dolën pasi trupat e viktimave u cuan në morg për ekspertizë mjeko ligjore.
Prokuroria pretendon se deklaratat e të dyshuarit dhe bashkëshoretes së tij, prezentë në ngjarje, nuk përkojnë me pamjet e kamerave të sigurisë, të marra nga shtëpia e të afërmve të familjes Demiri, ngjitur me ta.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Gjilanit ka zbuluar detaje të reja edhe për të shkuarën e 27 vjeçarin.
Ai ka qënë i dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosje ndaj të fejuarës së tij, në qershor të këtij viti, por dënimi i ishte zëvendësuar me gjobë 1800 euro.
Për të gjykata kishte vendosur masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri për shkak të dyshimit se kishte përdorur substanca narkotike të llojit kokainë dhe trajtim kundër varësisë.
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar 30 ditë paraburgim për 65-vjeçarin, i dyshuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, pas ngjarjes tragjike në fshatin Demiraj, ku humbën jetën dy pjesëtarë të së njëjtës familje.
Ata përcillen sot për në banesën e fundit…

