Zeqirija Ibrahimi: Bërvenica nxori në pah virtytin e VLEN-it dhe vesin e BDI-së

1 Min. Leximi

Ish-kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka komentuar zhvillimet politike në Bërvenicë, duke vlerësuar mbështetjen e VLEN-it për kandidatin shqiptar të opozitës si një veprim me motive patriotike.

Ibrahimi theksoi se një praktikë e tillë nuk ishte parë gjatë 22 viteve të qeverisjes së BDI-së. Në të njëjtën kohë, ai kritikoi eksponentët e BDI-së për mungesën e një falënderimi publik ndaj VLEN-it për këtë mbështetje.

Në fund, Ibrahimi e përmbylli reagimin me shprehjen: „Çfarëdo që të bësh, ia bën vetvetes!”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull