Jakup Huseini i VLEN-it uron Arkin Jahiu për fitoren në Bërvenicë: Komuna mbetet shtëpia jonë e përbashkët

1 Min. Leximi

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka uruar Arkin Jahiu për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku ai doli fitues përballë kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Stojançe Radijçevski.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Huseini i ka uruar Jahiu sukses në përgjegjësinë e re për drejtimin e komunës, duke theksuar se pas përfundimit të garës zgjedhore, qytetarët meritojnë qetësi dhe bashkëpunim.

“Zgjedhjet përfunduan, por Bërvenica mbetet shtëpia jonë e përbashkët. Pas një gare me shumë emocione, qytetarët meritojnë qetësi, bashkëpunim dhe përkushtim, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike”, ka shkruar Huseini.

Ai ka theksuar se interesat e komunës dhe të qytetarëve duhet të jenë mbi dallimet politike dhe etnike.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull