Shefi i shtabit zgjedhor të VLEN-it në Bërvenicë, Amir Musliji, ka shprehur publikisht mbështetjen për kandidatin e AKI-së për kryetar të komunës, Arkin Jahiu, në garën e raundit të dytë kundër kandidatit të VMRO-DPMNE-së.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Musliji u ka bërë thirrje bashkëfshatarëve dhe qytetarëve që të mobilizohen dhe të dalin në votime në mbështetje të Jahiu.
Ai ka përmendur edhe angazhimin e mërgatës shqiptare, duke theksuar se qytetarët që jetojnë në vend duhet të organizohen për të maksimizuar votën shqiptare.
„Nëse mërgata jonë do të bënte mijëra kilometra për të votuar kandidatin tonë shqiptar, Arkin Jahiun, ne që jemi këtu duhet të organizohemi sa më mirë që të maksimizojmë votën shqiptare“, ka shkruar Musliji.
Në fund të mesazhit të tij, ai shprehet se synimi është që komuna të udhëhiqet nga Arkin Jahiu, ndërsa fton që pas votimit suksesi të festohet pa dallime partiake.
„Me Zotin para, nesër në mbrëmje pa sigla partiake të festojmë për suksesin e përbashkët“, përfundon Musliji.
Ditë më parë edhe përfaqësues të VLEN-it kanë

