Grabitet një bastore në Çair, tre persona kërcënojnë punonjësin me armë zjarri

1 Min. Leximi
Screenshot

Tre persona të maskuar kanë grabitur një bastore sportive në zonën e Çairit në Shkup, duke kërcënuar punonjësin me armë zjarri, përcjell TV21. Sipas raportimit të Policisë, rasti është raportuar më 30 tetor, në orën 23:54.

“Tre persona të gjinisë mashkullore, me kërcënim me armë zjarri, i kanë marrë punonjësit paratë nga qarkullimi ditor”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull