Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përsëritur sërish thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët vazhdojnë protestën prej disa ditësh.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një video, në të cilën shfaqet “tryeza” e gurtë para godinës së kryeministrisë me fletët që mbajnë të shkruar fjalën “dialog”.
Kjo thirrje e kryeministrrit ka qenë e përsëritur, por deri tani, studentët nuk kanë zgjedhur të dialogojnë dhe kanë vazhduar protestën e tyre.
Ndërkohë, studentët kanë paralajmëruar protestë këtë të shtunë në orën 12:00.
Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë kombëtare, ndërsa është shprehur se do vijojë të mbështesë studentët në kauzën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.

