Bekim Sali takon ambasadoren e re çeke, fokus bashkëpunimi dhe integrimi evropian

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka pritur ambasadoren e re të Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Irena Götzová, së cilës i ka uruar sukses në misionin e saj diplomatik.

Sali ka theksuar se Çekia është një vend mik dhe mbështetëse e vazhdueshme e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, ai ka vënë në pah mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor dhe kulturor, si dhe shkëmbimin e përvojave në zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane.

“Vazhdojmë ta forcojmë këtë partneritet për një të ardhme të përbashkët evropiane!”, ka shkruar Sali në postimin e tij.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull