Afaristi dhe aktivisti i mirënjohur medvegjas, Muharrem Salihu, i pranishëm në takimin e organizuar nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me ftesë të Kryeimamit Dr. Vedat Sahiti, ku morën pjesë përfaqësuesit politikë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që garojnë së bashku në një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ka theksuar rëndësinë e unitetit duke deklaruar se “takimi, pak ditë para zgjedhjeve, dhe thirrja e Myftiut Tërnava për të mbështetur listën e përbashkët shqiptare.
Sipas tij, nga ky takim u përcjell një mesazh të qartë për rëndësinë e bashkëpunimit dhe mobilizimit të shqiptarëve në Serbi, ku në një proces zgjedhor që ndikon drejtpërdrejt në përfaqësimin tonë politik, uniteti dhe pjesëmarrja mbeten plotësisht thelbësore per të ardhmen tone.”
Ai bëri thirrje për një pjesëmarrje sa më masive këtë të diel më 25 tetor, duke e cilësuar daljen në votime si hapin vendimtar për fuqizimin e zërit dhe garantimin e një përfaqësimi sa më dinjitoz të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.
“Thirrja ime për të gjithë shqiptarët në Serbi, është që të dielën, më 25 tetor, të dalin të votojnë, të shprehin vullnetin e tyre dhe të kontribuojnë për një përfaqësim sa më të mirë të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë”, theksoi Salihu, që njëherit është kryetar i Confimprese Italia Venezia, ish-kandidat për eurodeputet në zgjedhjet e kaluara evropiane si dhe ish-këshilltar komunal në Medvegjë.(INA)

