Edi Rama vazhdon t’i provokojë protestuesit, sot sërish bën video

3 Min. Leximi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të shtunën në orët e mëngjesit ka vizituar një biznes të dëmtuar nga protestat, gjersa prezantoi ‘dritaren’ e re në E-Albania “Dëmi im”, ku bizneset mund t’i japin të dhënat për dëmet që u janë shkaktuar.

Ai theksoi se respekton të drejtat e studentëve dhe shqiptarëve për të protestuar, por nuk do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikoj të ardhmen e këtij vendi.Sipas tij, ata që shkatërrojnë pronat dhe bizneset do të mbajnë përgjegjësi.

“Sot kemi caktuar 10 grupe, që do të bëjnë verifikime. Ndërkohë, kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet sot te E-Albania. Quhet ‘dëmi im’ dhe këtu mund regjistroheni, duke dhënë identitetin e personit dhe NIPT-in dhe emailin, telefonin, të dhënat dhe sipërfaqja dhe kompania e sigurimit nëse keni.Më pas do të ngarkoni dokumentet që janë pamjet, bashkë me çdo dokumentacion mbështetës që keni, fatura, etj. Do të shikohet edhe raporti që keni me shtetin, pagesat dhe detyrimet. Pasi të bëjmë verifikimet dhe të mbledhin një regjistër të gjitha dëmeve, patjetër që ne do ju vijmë në ndihmë të gjithëve”, tha Rama.

Ai tutje tha se prej ditës së sotme, biznesi i vogël që është dëmtuar nga dhuna e dorës qore, ka një dritare për t’u ndihmuar.Sipas tij, 10 grupe verifikime nga Drejtoria e Tatimeve do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat mbi biznesin e vogël në Tiranë.

“Do të jemi bashkë me çdo familje që jeton me punë të ndershme në Tiranë, me ato familje që kanë humbur pasurinë dhe do t’i kthejmë këto gërmadha në sukses”, tha ai.

Tutje, kryeministri i Shqipërisë tha se i respekton studentët, i çmoj si motori i të parës, si shtysën për të ecur përpara.

“Zëri i tyre, i të rinjve që sot ka nevojë të protestojë, duhet dhe do të dëgjohet me respekt… Por, pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, unë nuk do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikoj të ardhmen e këtij vendi ku rriten ata dhe çdo fëmijë i Shqipërisë”, tha ai. /Telegrafi/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull