Barcelona fiton në minutat shtesë ndaj Celtas

1 Min. Leximi

Barcelona ka shënuar fitore me mund të madh në La Liga.

Katalonasit triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Celta Vigos, në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit spanjoll.

- Advertisement -

Leëandoëski kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 45-të, pas një asisti nga Lamine Yamal, shkruan Gazeta Express.

Vendasit u kundërpërgjigjën dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, me një gol nga Iago Aspas.

Por, në minutën e shtatë shtesë, Robert Leëandoëski shënoi nga penalltia për t’ia dhënë fitoren skuadërs së tij.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e tretë, shtatë më pak se Real Madridi lider, që ka një ndeshje më pak të luajtur.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull