Një person u vra dhe 11 të tjerë u plagosën në një sulm në aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në kryeqytetin saudit Riad, tha sot autoriteti i aviacionit civil të vendit, transmeton Anadolu.
Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil (GACA) konfirmoi se i ndjeri është një banor pakistanez dhe se të plagosurit u dërguan në spital për trajtim.
Sulmi shkaktoi gjithashtu dëme materiale që ende po vlerësohen, tha autoriteti.
Më parë, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen tha se një predhë e paidentifikuar goditi terminalin 4 në aeroport të dielën pasdite, duke shkaktuar një zjarr.
Sulmi erdhi një ditë pasi një tjetër sulm në të njëjtin aeroport vrau 12 persona dhe plagosi më shumë se 300 të tjerë.
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite fajësoi grupin Huthi të Jemenit për atë sulm dhe u zotua për një përgjigje të vendosur, duke e quajtur atë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.

