Feride Haxhiu: Suspendimi i gjashtë policëve pas dhunës në Saraj, hap drejt vendosjes së drejtësisë

1 Min. Leximi

Deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu, ka reaguar pas suspendimit të gjashtë policëve të përfshirë në rastin e dhunës ndaj dy të rinjve në Saraj.

Përmes një postimi, Haxhiu tha se rasti u trajtua me seriozitet dhe në kohë rekord, ashtu siç, sipas saj, i kishte premtuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.

Ajo e cilësoi suspendimin e policëve si një hap drejt zbardhjes së plotë të rastit dhe përcaktimit të përgjegjësisë.
„Si VLEN, jemi të qartë: nuk ka tolerancë ndaj dhunës, nuk ka mbrojtje për askënd që shkel ligjin dhe nuk ka kompromis me drejtësinë!”, ka shkruar Haxhiu.

Deputetja theksoi se siguria dhe dinjiteti i qytetarëve duhet të jenë mbi çdo interes, duke kërkuar që ligji të vlejë njësoj për të gjithë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull