Ahmeti me mesazh prekës për Nexhën: Për 25 vite u kujdes për pamjen time, sot humba një mik

1 Min. Leximi

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë, i njohur si Nexha, i cili për 25 vite ishte kujdesur për pamjen e tij si berber.

Në mesazhin e tij, Ahmeti kujton se Nexha kishte qenë pranë tij që nga viti 2001 e deri para dy muajsh. Me kalimin e viteve, marrëdhënia e tyre ishte shndërruar në një miqësi të mbështetur në respekt të ndërsjellë.

“Sot nuk humba vetëm një njeri që për 25 vite kujdesej për pamjen time si berber. Humbëm një mik, një bashkëbisedues dhe një njeri të mirë, prania e të cilit ishte bërë pjesë e përditshmërisë sonë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka treguar se takimet e tyre të rregullta shoqëroheshin edhe me biseda për zhvillimet politike e shoqërore. Ahmeti e përshkruan Nexhën si një njeri kureshtar dhe të vëmendshëm, me interes të veçantë për ngjarjet që ndodhnin rreth tij.

“Do ta kujtoj gjithmonë me respekt e mirënjohje”, përfundon mesazhi i kreut të BDI-së.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull