Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka pritur në Ministrinë për Çështje Evropiane studentët dhe ekipin akademik të College of Europe, kampusi i Tiranës, të cilët po zhvillojnë një vizitë studimore në Maqedoninë e Veriut. Në takim është diskutuar për procesin e integrimit evropian, reformat dhe mundësitë që anëtarësimi në BE krijon për qytetarët dhe të rinjtë.
“ Kënaqësi të mirëpres në Ministrinë për Çështje Evropiane studentët dhe ekipin akademik të College of Europe, kampusi i Tiranës, në kuadër të vizitës së tyre studimore në Maqedoninë e Veriut.
Diskutuam për rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian, rëndësinë e reformave dhe mundësitë që integrimi evropian krijon për qytetarët dhe të rinjtë.
Theksova se përkushtimi ynë ndaj reformave vazhdon, me synimin për të ndërtuar institucione më të forta, shërbime më cilësore dhe mundësi më të mira për të ardhmen. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Agjenda e Reformave janë një mundësi për t’i bërë përfitimet e integrimit më të prekshme edhe para anëtarësimit.
Pyetjet dhe perspektivat e studentëve i dhanë vlerë këtij bashkëbisedimi. Të rinjtë kanë një rol të rëndësishëm në formësimin e së ardhmes evropiane të rajonit tonë”, deklaroi Sali.

