Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, pas takimit me banorët në Tenovë, ka deklaruar se mbështetja për ndryshimin po rritet.

“Tenova tashmë e dha fjalën! Në Bërvenicë ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Huseini në një postim në rrjetet sociale.
Ai ka falënderuar aktivin politik të VLEN-it për pjesëmarrjen në takim dhe për dëgjimin e kërkesave dhe shqetësimeve të banorëve.
“Ju faleminderit nga zemra aktivit politik të VLEN-it që ishin sonte për ta dëgjuar zërin e bashkëvendasve tanë!”, ka shkruar Huseini.
Në fund të postimit, kandidati i VLEN-it ka përsëritur edhe numrin me të cilin garon në zgjedhjet lokale: “Numri 4 për NDRYSHIMIN që VLEN!”

