Ish-ushtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli, ka bërë të ditur se është liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut pas një interviste dhe marrjeje në pyetje.
Pas lirimit, Pushkolli ka falënderuar Policinë e Maqedonisë së Veriut, duke veçuar pjesëtarët shqiptarë për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës.
“Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës”, ka shkruar Pushkolli.
Ai ka shtuar: “Faleminderit për korrektësinë dhe profesionalizmin!”

