KM Shkupi ka regjistruar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, këtë herë në Sllovaki, ku tre mundës të klubit u shpallën kampionë në kategoritë e tyre.
Në turneun ndërkombëtar VII. Memorial of Maroš Tall, tre garuesit e KM Shkupit fituan medalje të arta:
🥇 62 kg, Abdul Aziz Azizi – Kampion
🥇 41 kg, Harun Memedi – Kampion
🥇 37 kg, Bashkim Sulejmani – Kampion
Për Abdul Aziz Azizin dhe Harun Memedin, turneu shërbeu edhe si një test i rëndësishëm në prag të Kampionatit Ballkanik, duke u dhënë mundësinë të vlerësojnë formën e tyre përballë konkurrencës ndërkombëtare.

Mundësit e KM Shkupit u paraqitën nën drejtimin e trajnerit Bunjamin Ebipi, i cili udhëhoqi ekipin gjatë turneut.
Tri medaljet e arta në Sllovaki janë një tjetër rezultat i rëndësishëm për klubin dhe dëshmi e punës së vazhdueshme, disiplinës dhe përkushtimit të sportistëve dhe stafit të KM Shkupi.

