Drejtori i Spitalit Psikiatrik, Muhsin Arifi ka informuar opinionin për një shkelje flagrante të ligjit nga ana e ministrit të ri të Shëndetësisë, Ilir Demiri.
Arifi sqaron për aktin mafioz nën urdhërat e ministrit nga rradhët e Ziadin Selës, i cili në shenjë hakmarrjeje në orët e vona të natës ka torturuar të punësuarit për të administruar shkarkimin e tij si drejtor, informon 3shi.net.
“Informoj opinionin se me dhunim flagrant të ligjit me një akt mafioz të pa shembull nën urdhërin e ministrit tre mujorë të shëndetësise Ilir Demiri mbrëmë në orët e vona pas orarit të punës jan ftuar dhe torturuar të punsuarit për të administruar shkarkimin tim.
Kto akte banditeske dhe të turpshme janë bërë në bashkëpunim me trashëgimtarët e kasap’hanes dhe dirigjentin e tyre që ëndëron të bëhet kryeministër.
Ne ngelemi stoik ndaj të drejtës, shpresës dhe ndryshimit të sigurtë”, ka shkruar Muhsin Arifi.