Zëdhënësja e Qeverisë nga radhët e VLEN-it, Venera Azizi, ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 10 për qind.
“Me këtë masë, Qeveria ndërmerr një masë konkrete dhe në kohë për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e barrës financiare dhe mbështetjen e ekonomisë në kushtet e gjendjes së krizës”, deklaroi Azizi.
Sipas përllogaritjeve të Qeverisë, çmimi i naftës pritet të jetë rreth 99 denarë për litër, ndërsa benzina BS-95 rreth 100,5 denarë dhe BS-98 rreth 102,5 denarë.
Masa do të zbatohet nga 15 deri më 28 shtator 2026.

