Gjykata Supreme e ka shfuqizuar vendimin e formës së prerë kundër Stevço Jakimovskit dhe lëndën e ka kthyer për rigjykim dhe vendimmarrje. Vendimi është marrë nga Këshilli për Vepra Penale pranë Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur dje.
Siç thuhet në vendim, Këshilli e ka pranuar kërkesën e Jakimovskit për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të formës së prerë, të paraqitur përmes mbrojtësit të tij, avokatit Viktor Cvetkovski nga Kumanova.
Me vendimin e Gjykatës Supreme shfuqizohen aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale në Shkup dhe ai i Gjykatës së Apelit në Shkup, ndërsa lënda i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rigjykim dhe vendimmarrje.

