“Tinguj Shpirti” sjell një mbrëmje të veçantë muzikore në Qendrën Kulturore Informative

1 Min. Leximi

Në Qendrën Kulturore Informative në Shkup, më 16 shtator do të mbahet koncerti “Tinguj Shpirti”, një ngjarje që synon të sjellë një mbrëmje të veçantë muzikore për publikun.
Në koncert do të interpretojnë Lavdrim Ajrullahu në klarinetë, Emin Salihi në piano dhe Jetmir Bela në vokal. Koncerti organizohet nga Emin Salihi, në kuadër të projektit të Qendrës Kulturore Informative dhe Qytetit të Shkupit.
Koncerti do të mbahet më 16 shtator 2026, në orën 20:00, në Sallonin 19:19 të Qendrës Kulturore Informative në Shkup.
Me moton “Muzika është gjuha e shpirtit!”, organizatorët ftojnë publikun të jetë pjesë e kësaj mbrëmjeje kushtuar muzikës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull